fbpx

Zjarr i frikshëm në Pashaliman, aksion edhe nga ajri

Screenshot_5-1.jpg

Zjarri i madh që ka rëndë në zonën e Pashalimanit ka vënë në alarm autoritetet.  Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se ka nisur një operacion nga ajri për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e Pashalimanit.

Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion dhe është nisur për në zonën që është përfshirë nga flakët.

Gjithashtu në një njoftim zyrtar, Ministria bën me dije se sipas raportimeve të deritanishme zjarri nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303