Zjarr i madh në Borsh, e vështirë shuarja e flakëve

Një zjarr i madh ka rënë në Borsh mbrëmjen e sotme.

Një sipërfaqe e madhe kullote në mal, mes Borshit dhe Piqerasit është duke u djegur nga flakët e shumtë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendndodhje për të shuar flakët.