fbpx

Zjarr i madh, në flakë një vilë katërkatëshe te “Komuna e Parisit” në Tiranë

Screenshot_2-3.jpg

Pamjet e mëposhtme tregojnë një zjarr të madh në një ndërtesë në Tiranë.

Mësohet se papafingo e një vile 4-katëshe në rrugën “Skënder Luarasi” në zonën e Komunës së Parisit në Kryeqytet është përfshirë nga flakët.

“Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303