fbpx

Zjarr i madh në Lushnje, shkrumbohen 10 hektarë me ullishte, dyshohet se…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një zjarr ka rënë sot në Njësinë Administrative Fiershegan dhe për pasojë rreth 10 hektarë sipërfaqe e mbjellur kryesisht me ullishte janë shkrumbuar. Zjarri ka rënë në fshatin Ciflig, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të barit të thatë dhe erës.

Dyshohet se shkak i këtij zjarri ka ardhur nga pakujdesia, ndërsa ullishtet e djegura mësohet se janë investime të 5 viteve të fundit. Ndërkohë edhe pse kanë tentuar të ndërhyjnë me autobote uji, zjarrfikësja është ndalur në hyrje të fshatit për shkak të terrenit të thyer.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë më pas në këmbë. Fatmir Bozi, drejtori i zjarrfikëses së Lushnjes është shprehur se është e pamundur të ndërhyjnë me makineritë dhe në këto kushte fikja e zjarri bëhet edhe më e vështirë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303