Zjarr i madh në një servis në Durrës, digjen makinat (VIDEO)

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një servis makinash në rrugën Durrës-Shijak, në vendin që njihet si “Mulliri i Bullgarit”.

Një numër i madh automjetesh janë djegur për shkak se vetë servisi është ndër më të mëdhenjtë dhe të njohurit në Durrës.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga përmasat e zjarrit dhe numri i madh i makinave që ndodhen brenda ambienteve të servisit dhe rreth tij, mund të kërkohet edhe ndihma e zjarrfikëseve të qyteteve fqinjë.

Persona pranë, dhe banorë që jetojnë në ndërtesa pranë servisit, janë evakuar nga zonat për të shmangur vënien e tyre në ndonjë rrezik të mundshëm.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303