fbpx

Zjarr i madh në Remanicë, detajet e para…

Një zjarr i madh ka përfshirë paraditen e sotme dhjetëra hektar me shkurre e pyje në kodrat e fshatit Remanicë, në Berat.

Terreni i vështirë kodrinor dhe mungesa e rrugës ka bërë që asnjë zjarrëfikëse të mos ketë mundësi të hyjë në këtë zonë që fatmirësisht nuk është e banuar.

Priten forcat xheniere të ushtrisë që të shkojnë në zonë për të fikur zjarrin.