Zjarr masiv në Librazhd, digjen pyjet e Xhyrës e Dardhës

Screenshot_4-2.png

Foto ilustruese

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në masivin pyjor midis Malit të Xhyrës dhe Malit të Dardhës.

Mësohet se flakët janë përhapur në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë.

Ndërkaq, raportohet se ndërhyrja me mjete është e pamundur për shkak të mungesë së rrugës dhe terrenit të vështirë.

Drejt zonës ku ka rënë zjarri janë nisur forca të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Librazhdit dhe banorë të zonës.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

scroll to top