fbpx

Zjarr në banesën sociale, detajet e para

zjarr.jpg

Një apartament në katin e pestë tek banesat sociale në Shkozë, është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune, ku fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshimet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë pritet të bëhen verifikimet në daljen e një përgjigje përfundimtare.

Siç shihet në foto, shtëllunga tymi kanë ‘pushtuar” qiellin, por fatmirësisht nuk ka lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre dhe në apartamentet pranë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303