24.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Zjarr në Bangladesh, 78 të vdekur në zonën historike Dhaka

spot_img

Një zjarr i fuqishëm përfshiu zonën historike të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka, duke vrarë të paktën 78 persona, thonë zyrtarët.

Zjarri shpërtheu natën në një ndërtesë banimi që kishte materiale të djegshme të depozituara në katin përdhesë.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Disa persona që po festonin në një dasmë mendohet të jenë mes viktimave.

Qarku shekullor Chawkbazar ka rrugë të ngushta dhe ndërtesa shumë afër njëri-tjetrit.

Zjarret e mëdha të ndërtesave janë relativisht të zakonshme në Bangladeshin e mbipopulluar, për shkak të sigurisë së dobët dhe kushteve të këqija. Qindra njerëz janë vrarë gjatë viteve të fundit. Të dielën, një zjarr në një lagje të varfër në qytetin bregdetar të Chittagong la të vdekur të paktën nëntë persona./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat