Zjarr në fshatin Borizanë të Krujës, era përhap flakët me shpejtësi

Screenshot_15-13.jpg

Një vatër zjarri ka rënë në pyjet me pisha të fshatit Borizanë në Krujë. Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era.Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në pyjet me pisha.  Nëse nuk izolohen vatrat e zjarrit mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, pasi janë sipërfaqe të tera me fidanë të rinj pishash të mbjelle në kodrat e fshatit Borizanë.Per zjarrfikësit e Krujës ndërhyrja është disi e vështirë. Për shuarjen e flakëve kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e fshatit,të cilët po përdorin mjete rrethanore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303