Zjarr në KZAZ të Shkodrës, reagon ashpër Lleshaj

lleshaj-1.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë për situatën në Shkodër, ku shumë militantë të Partisë Demokratike i kanë vënë flakën qendrave të votimit, pikërisht KZAZ-së.

Me anë të një postimi në Tëitter, Lleshaj shkruan se ky akt është mjaft i turpshëm nga ana e përfaqësuesve të PD.

Së fundmi, ai thekson se askush nuk do i shpëtojë ligjit për dëmet.

“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.
Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”, shkruan Lleshaj./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303