fbpx

Zjarr në Mallakastër, shkrumbohen 40 ha pyje dhe ullishte

Një tjetër zjarr ka nisur pasditen e djeshme në Drenovë të Mallakastrës. Zjarri mësohet se ka përfshirë dhe kodrat me ullinj të fshatit.

Në orët e vona të mbrëmjes zjarri është përhapur më shumë. Ndërkohë terreni i keq ka vështirësuar punën e zjarrëfikësve.  Deri në këto moment raportohet se janë djegur rreth 40 ha me pyje dhe ullishte.