fbpx

Zjarr në një apartament në Pogradec

Screenshot_4-15.jpg

Një apartament është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2 tek “Blloku Rinia” në qytetin e Pogradecit.Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak se banorët kanë harruar sobën ndezur. Fillimisht zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës për tu përhapur më tej në apartament.Mësohet se shërbimet zjarrfikëse janë njoftuar nga banorët e zonët të cilët kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë edhe izolimin e flakëve.Fatmirësisht gruaja e cila ndodhej në banesë është shpëtuar pa lëndime, ndërsa aktualisht ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.Sakaq policia ndodhet në vendngjarje ku edhe po heton për zbardhjen e plotë të situatës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303