fbpx

Zjarr në një banesë në Tiranë, dy persona dërgohen në spital, policia jep detajet

zj.jpg

Ditën e sotme një banesë në bulevardin “Zogu I” në pronësi të 55-vjeçarit B.R. është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Mësohet se për pasojë janë dëmtuar 55-vjeçari dhe B. R., 78 vjeçe. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik i ngrohëses, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 22.02.2022, në bulevardin “Zogu I”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. R., 55 vjeç dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar shtetasit B. R., dhe shtetasja B. R., 78 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303