Zjarr në një dyqan me pajisje elektrike në Elbasan, qyteti “pushtohet” nga tymi

856EE6C7-033E-4FCA-A628-37977BAF025A.jpeg

Një biznes me pajisje elektrike në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Flakët kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi në zonë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303