Zjarr në një kullotë në Orikum, raportimet e para

Një kullotë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Orikum të Vlorës.

Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi nga era e fortë në zonën e Pashalimanit, ku ka rrezikuar shumë banesa dhe biznese rreth e rrotull.

Ende nuk dihen shkaqet e përhapjes së zjarrit në Orikum, por raportohet se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.

Nga ana tjetër, zjarrfikësit janë nisur për të bërë të mundur shuarjen e flakëve./real-news.tv