VIDEO/ Flakët përfshijnë një pikë bombolash gazi në Tiranë

zjarri.jpg

Një zjarr ka përfshirë një pikë mbushjeje të bombolave të gazit në qendër të kryeqytetit për disa minuta pasditen e sotme. Zjarri ka rënë në një pikë në rrugën “Myslym Shyri” dhe shkak dyshohet të jetë rrjedhja e një bombole gazi që ka pasur kontakt më pas me një shkëndijë. Fatmirësisht flakët janë shuar në kohë, sic duket edhe nga pamjet e siguruara nga Real Newshuarjen e flakëve. Nga zjarri ka vetëm disa dëme materiale.

Zjarri ndodhej shumë pranë një pallati, ndërkohë ngjitur kishte edhe automjete. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikojnë edhe disa ndërtesa që ndodhen përreth. Banorët e kishin denoncuar disa herë, por asnjë masë nuk u mor.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303