fbpx

Zjarr në një resort skish në Francë, 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur

p06ym0gw.jpg

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një resort skish në Courchevel, në Alpet e Francës, duke vrarë dy vetë dhe plagosur 22 të tjerë, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

Zjarri filloi para agimit të dielën, në një ndërtesë trekatëshe dhe tre ndërtesa të tjera u përfshinë nga flakët.

Shtatëdhjetë zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar zjarrin, shkaku i të cilit ende nuk është zbuluar.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë ekipet e zjarrit duke përdorur shkallët për të provuar dhe për të shpëtuar njerëzit nga brenda ndërtesës tre-katëshe.

Një video, e postuar në rrjetet sociale, tregon të paktën një person duke kërcyer nga një dritare e katit të sipërm për të shpëtuar nga flakët.

Një tjetër video tregon dhjetëra njerëz të evakuuar nga ndërtesa.

Mediat lokale raportojnë se janë evakuuar 60 persona të resortit turistik, përfshirë edhe turistët. /real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303