fbpx

Zjarr në spitalin psikiatrik, 6 të vdekur

fire-in-ukraine.jpg

Autoritetet ukrainase kanë raportuar se gjashtë vetë humbën jetën pasi zjarri përfshiu një spital psikiatrik në qytetin Odesa të Ukrainës.

Pesë persona u shtruan në spital si pasojë e helmimit me monoksid karboni, njoftoi Shërbimi Emergjent i Ukrainës.

Një infermiere dhe pesë pacientë humbën jetën nga zjarri.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë.

Policia hapi një hetim penal për shkelje të mundshme të legjislacionit të sigurisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shprehu keqardhje për “tragjedinë e tmerrshme” dhe udhëzoi kryeministrin Volodymyr Hroysman që të ngrejë një komision për të hetuar ngjarjen./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303