Zjarr në parkun e lojërave, ka viktima

poloni.jpg

Në pjesën veriore të Polonisë ka shpërthyer zjarr në një qendër lojërash, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura 5 vajza adoleshente të moshës 15-vjeçare dhe i plagosur një 25-vjeçar. Sipas informacioneve, vajzat po festonin një ditëlindje, në momentin që shpërtheu zjarri. Ato kishin shkuar në vendin e lojërave, shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia.

‘Dhomat e ikjes’ quhej pikërisht loja e vajzave, ku duhet të mbyllesh në një dhomë derisa të zgjidhësh një sërë enigmash. Mësohet se kjo lojë është shumë e përhapur në Angli, ku ekzistojnë mbi 1 mijë qendra./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303