Zjarre të mëdha në Shkodër dhe Gjirokastër, ç’po ndodh?

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Goranxi në Bashkinë Dropull.

Mësohet se deri më tani janë djegur më shumë se 5 hektarë tokë me bimësi dhe me kullotë për bagëtitë.

Nga zjarri rrezikohet dhe pylli i pishave në Goranxi, i cili është një Monument Natyror.

Ndërkohë zjarrëfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po lufton me flakët e shumta për t’i mbajtur nën kontroll.

Ndërkohë, një banesë e quajtur “Shtëpia e Bujqëve” në lagjen Kiras të Shkodrës ka rrezikuar të digjej pasditen e sotme. Ka qenë ndërhyrja e  menjëhershme e zjarrëfikësve të Shkodrës që ka parandaluar të ngjarje të rëndë në qytet.

Flakët e mëdha kanë rrezikuar 4 familje me gjithsej 20 persona, që jetonin brenda të njëjtit kulm shtëpie. Nga zjarri, këtyre familjeve iu dëmtuan disa dhoma dhe orendi, por fatmirësisht, nuk pati pasoja në njerëz.

Zjarrëfikësit ia kanë dalë të shuajnë zjarrin, ndërkohë problematik ka qenë temperatura e lartë por edhe konstruksioni prej dërrase i çatisë së banesave.