Zjarret në Amazonë shënuan rekord në qershor

399CCDDB-D9B1-40AD-9DD9-10B33A81DED7_w1023_r1_s-600x360.jpg

Zjarret në pyjet e Amazonës në Brazil janë intensifikuar për 20 për qind më shumë në qershor, që është rekordi më i lartë brenda një muaji tash e 13 vjet. Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë tha se ka regjistruar 2,248 zjarre, në krahasim me 1,880 të tilla në qershor të vitit 2019.

Një intensitet i tillë në fillim të sezonit të thatësirave ka rritur shqetësimet se zjarret e këtij viti mund t’i tejkalojnë flakët katastrofale të vitit 2019.

Sipas aktivistëve, kriza e koronavirusit e përkeqëson problemin. Ata besojnë se zjarrvënia ka të ngjarë të kontrollohet më pak, pasi autoritetet janë të preokupuara me pandeminë.

Shumë zjarre në Brazil ndizen qëllimisht – disa prej tyre nga fermerët që duan ta pastrojnë shpejt tokën. “Ne nuk mund të lejojmë që situata e vitit 2019 të përsëritet vetvetiu”, tha Mauricio Voivodic, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “World Wildlife Fund” në Brazil.

Zjarret e vitit të kaluar kanë arritur kulmin në gusht, kur janë regjistruar mbi 30,900 sosh – apo trefishi i numrit në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Brazili, pas Shteteve të Bashkuara, ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi: mbi 60,600. Amazona – e cila shtrihet në shumë vende të Amerikës së Jugut, por 60% ndodhet në Brazil – krijon rezerva jetike të karbonit, i cili ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303