fbpx

Zjarret në Dibër, reagon ashpër ish-deputeti demokrat, akuzon qeverinë dhe pushtetin lokal

Në Dibër janë tre vatra zjarri aktive dhe për shuarjen e tyre janë angazhuar vetëm disa zjarrfikës me pompa shpine, ndërsa nga Bashkia dhe njësitë administrative nuk është mobilizuar askush.

Denoncimi është bërë nga ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi. Ai thotë se në strukturat përgjegjëse siç janë Shërbimi Pyjor, Inspektoriati i Pyjeve apo Agjencia e Zonave të Mbrojtura janë punësuar militantë, pasi askush nuk është angazhuar për shuarjen e flakëve. Sipas Gjunkshit, reforma për mbrojtjen e pyjeve, është dështimi i radhës i Rilindjes.