Zjarret në Kaliforni, 9 persona të vdekur dhe 35 të humbur

p06rclm1.jpg

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në zjarret shkatërruese që kanë përfshirë Kaliforninë veriore dhe jugore.

Më shumë se 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur flakët dhe rreth 6,700 banesa raportohet të jenë djegur në zjarrin që raportohet të jetë më i madhi i të gjitha kohërave.

Zjarrfikësit ishin të pafuqishëm në ndalimin e një zjarri që shkatërroi qytezën veriore Paradise, me 27 mijë banorë, duke lënë nëntë të vdekur dhe 35 të humbur.

Guvernatori i zgjedhur Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të ofruar ndihmë në zonat më të goditura nga zjarri.

Ditën e djeshme,një shpërthim i dy zjarreve përfshiu plazhin e Malibusë, që është shtëpia e shumë yjeve të Hollivudit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta përgjatë zonave bregdetare. Zjarri i madh në zonën e Thousand Oaks, i ka detyruar autoritetet që të largojnë 75 mijë njerëz nga zona e banuar.

Po boshatisen gjithashtu edhe qytete të tjera, mes të cilëve Calabasas dhe Malibu.

Deri tani, raportohet të jetë djegur rreth 41 mijë hektarë tokë dhe rreth 3,200 zjarrëfikës raportohen të jenë plagosur.

Në Malibu, autoritetet thanë se rreth 200,000 njerëz janë nën urdhrat e detyrueshëm të evakuimit, duke përfshirë kështu tërë qytetin e Malibusë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303