Zjarret në Kaliforni, shkon në 50 numri i të vdekurve

California-wildfire-888182-2.jpg

Rreth 9 mijë zjarrfikës janë duke luftuar me flakët, që janë konsideruar si më vdekjeprurëset dhe më të kushtueshme në historinë e vendit.

Shumica e viktimave janë shkaktuar nga zjarri i njohur si “Camp Fire” në veri të Kalifornisë, ku kanë humbur jetën 48 viktima. Ndërsa, në të gjithë vendin numërohen 50 viktima.

Ata që kanë mbijetuar janë përpjekur të gjejnë një vend për të qëndruar. Në jug të Kalifornisë, urdhrat për evakuim u hoqën në shumë zona, por atyre që u kthyen në shtëpi , i thanë të largohen sërish.

‘Camp Fire’ i cili shpërtheu ditën e martë të javës së kaluar, ka djegur më shumë se 50,600 hektarë tokë dhe ka shkatërruar rreth 7,600 shtëpi dhe 260 biznese.

Ndërsa, zjarri tjetër i njohur si “Woolsey”, ka djegur 39,300 hektarë tokë dhe ka shkatërruar 435 ndërtesa.

 

 

scroll to top