fbpx

Zjarret në vend, Peleshi numëron vatrat aktive: Kemi 8 gjithsej, qytetarët të bashkëpunojnë me ne

0DF056B0-C8BB-4989-90FB-571059B2873E.jpeg

Ndërkohë që vendi po përpihet nga flakët, ministri për Mbrojtjen Niko Peleshi ka nisur numërimin e vatrave active. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj, pra thuajse të gjitha, janë mjaft kritike.

Ministri shton se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë, por duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve.

“Aktualisht në vend kemi 8 vatra zjarri aktive, të gjitha strukturat shtetërore të emergjencave civile në zonat përkatëse, po punojnë intensivisht për neutralizimin e tyre. Në zonat ku situata paraqitet më kritike, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, të tilla janë rastet e Karaburunit, Shijakut, Përmetit, Fierit etj. Pjesa tjetër e Forcave të Armatosura është në gatishmëri të plotë për situata të mundshme në orët/ditët në vazhdim.

Nga ana tjetër i bej thirrje komunitetit të jetë i kujdesshëm në zonat ku për shkak të thatësirës paraqitet rrezik i lartë zjarri, gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm,”- shkruan Peleshi krah disa fotove nga terreni.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303