fbpx

Zjarret në Vlorë, drejtoresha e Zonave të Mbrojtura, Lazaj: Janë djegur rreth 500 ha sipërfaqe, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri!

28AB500E-542B-449D-BB3B-3E7A9955F53F.png

Lorela Lazaj, drejtoreshë  e Zonave të Mbrojtura ka folur në lidhje me situatën e zjarreve në Vlorë, e cila është shprehur se kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri. Lazaj tha për ‘ReportTv’ se përafërsisht llogaritet për një sipërfaqe deri në 500 ha që është dëmtuar nga zjarret kryesisht kullotë.

‘Situata është shumë kritike, në krahasim me ditën e djeshme ka një trend përmirësimi, jemi në ditën e 5 të zjarrit dhe e vetmja ndërhyrje është bërë nëpërmjet tokës. Sot janë gati 80 persona që janë shpërndarë në perimetrin e zjarrit dhe po mundohen që ta neutralizojnë ato. Po punojnë në kushte atmosferikë shumë të vështira si dhe në mungesë të pajisjeve teknike të specializuar për ndërhyrje të kësaj shkalle, por edhe të kushteve atmosferike pasi fryn erë dhe favorizon flakët. Dyshojmë se ka një sipërfaqe prej 500 ha. ende nuk kemi një raport përfundimtar. pjesa më e madhe janë fond kullosor dhe shpresojmë që vlera dëmit të këtij zjarri të jetë sa më e ulët. U kemi kërkuar emergjencave Civile ndërhyrjen ajrore por nuk kemi pasur deri tani të mundur për shkak të arsyeve teknike dhe të gjitha përpjekjet tona janë fokusuar në pjesën tokësore. Është e pamundur nëse mbështetemi vetëm në rrugë tokësore.’- tha Lazaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303