Zjarrfikësit te ‘Shallvaret’, Veliaj i jep mesazhin qytetarëve

Ekipi i zjarrfikësve ka qenë tek pallatet e njohura si Shallvaret sot duke ndihmuar që mos të ketë asnjë rrezik për qytetarët që kalon përreth.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka bërë me dije se po punohet duke hequr tjegullat për tua lehtësuar kalimin qytetarëve

‘Te Shallvaret e vjetra po punohet për të hequr me dorë çdo tjegull e tullë të oxhaqeve të amortizuara dhe për të shmangur çdo rrezik për banorët e kalimtarët poshtë!

Ju lutem respektoni udhëzimet e uniformave bashkiake – siguria e para, pastaj të tjerat’, thekson Veliaj