Zjarri gllabëroi “Notre-Dame”, ulërima e Trump

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris “Notre-Dame”. Për disa minuta zjarri ka përfshirë pjesën më të madhe të katedrales më të vizituar në Europë.

Në transmetimet e drejtpërdrejta nga mediat botërore, shihen disa nga banorët e Parisit të përlotur. Ngjarja ka sjellë reagimin e liderëve botërorë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen për dëmtimin e një prej vendeve më të preferuara nga turistët.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt”,- shkruan Trump.