Zjarri në Mirditë, 65-vjeçari që humbi jetën, vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës

WhatsApp-Image-2021-10-04-at-14.40.04-e1633354051894-500x450.jpeg

Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e tij në Mirditë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:40 në fshatin Reps, teksa shtëpia u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se viktima, Nikoll Prendi, 65-vjeç është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi.Zjarri dyshohet se ka nisur si pasojё e shpërthimit të një bombole gazi. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303