Zjarri përfshin Gjirokastrën, digjet 2 ha kullotë

Zjarrfikse-zjarrfikese-fikesezjarri-IVECO.jpeg

Një zjarr i madh ka rënë në një kullotë në Gjirokastër ditën e sotme.

Bëhet me dije se janë djegur rreth 2 ha kullote në zonat mes Dervicianit dhe Goranxisë në Dropull të Gjirokastrës.

Disa zjarrfikës kanë mbërritur në vendndodhje për të shuar flakët e shumta.

Deri më tani thuhet se nuk rrezikohet asnjë banesë për tu djegur nga flakët e përhapura.

 

scroll to top