fbpx

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden nuk heq dorë nga profesioni: Dua që njerëzit të ngrenë lartë profesionin e tyre

jill.png

Zonja e Parë e SHBA, 69-vjeçarja Jill Biden, bashkëshortja e Presidentit të ri, Joe Biden, nuk do të heqë dorë nga profesioni i saj, duke vijuar që të ushtrojë punën si mësuese anglishteje në Kolegjin e Komunitetit në Virxhinian veriore.

Zgjedhja e saj për të vazhduar punën do ta bëjë atë për herë të parë, Zonjën e Parë që ka një punë me kohë të plotë jashtë Shtëpisë së Bardhë.

“Është e rëndësishme dhe unë dua që njerëzit të vlerësojnë mësuesit dhe të dinë kontributet e tyre dhe të ngrenë lart profesionin e tyre”, tha ajo.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303