Zonja e Parë feston 50-vjetorin, urimi i “ftohtë” i Presidentit Trump

Melania-and-donald.jpg

Zonja e Parë, Melanie Trump bashkëshortja e Donald Trump mbush plot 50-vjeç.

Melania festoi dje më 26 prill ditëlindjen e saj të 50. Me anë të një postimi në Twitter, Presidenti i SHBA-ve, i uroi ditëlindjen bashkëshortes së tij, Melanie Trump.

“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e Shkëlqyer!”, shkroi Shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Një mesazh disi i ftohtë dhe mjaft zyrtar. Nuk ka asnjë fjalë të ngrohtë apo shprehje dashurie që e bën atë ndryshe nga çdo urim tjetër që ka marrë.

Melania dhe Trump janë takuar për herë të parë në New York në vitin 1998.

Ata u fejuan në vitin 2004 dhe një vit më vonë u martuan. Nga kjo martesë çifti ka dhe një djalë 14 vjeçar, Barron William.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303