fbpx

“Zot mos ki mishëri për ata që skuqin rrugët e Shkodrës me gjakun e të pafajshmëve”

artan-hoxha.jpg

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një panoramë të detajeve të ekzekutimit në qytetin e Shkodrës, atje ku sot në mesditë u ekzekutua në prani të dhjetëra personave Fatos Ferracaku si dhe mbeti i plagosur miku i tij Fatmir Mehaj.

Hoxha shkruan në rrjetin social se nga informacionet e deritanishme rezulton se dy vrasësit janë killera me pagesë, ndërsa urdhëruesi i atentatit me shumë gjasa do ta ketë ndjekur të gjithë ngjarjen nga ekrani i televizionit, shton gazetari.

Kjo është e disata vrasje mafioze që ndodh në Shkodër brenda pak muajsh. Deri më tani të gjitha ekzekutimet nuk janë zbardhur e me shumë gjasë edhe ajo e sotmja do të kërkojë kohë për t’u zbuluar.

Për më tepër lexoni statusin e Hoxhës:

Te dhenat e para flasin se objektivi i atentatit ka qene Fatos Ferracaku, nje njeri pa asnje problematike ne te shkuaren, pervec faktit se eshte djali i xhaxhait i Kujtim Ferracakut, babait te biznesmenit Arjan Ferracaku i vrare me 1 shtator 2018, ne zonen e Livadheve… 

Kusheriri i viktimes, Arjan Ferracaku u ekzekutua mbi kale

Mekanizmi i atentatit me dy autore me motor, njeri prej tyre qitesi, dhe pas ngjarjes motorri digjet ne periferi te qytetit tregon se seriali i vrasjeve ne Shkoder i nisur me 15 korrik 2018, me ekzekutimin e Boran Bercanes dhe bashkeshortes se tij Silvi Ndocaj, eshte ne vijim e siper. Jo me larg se mbreme e pyeta live kryeministrin se ne Shkoder pavarsisht nga goditja e grupit Bajri nuk eshte zbuluar asnje nga 6 vrasjet dhe 2 personat e zhdukur pa lene gjurme, gjate veres se ketij viti.

Pergjigja qe mora ishte:”Kriminelet kokat hengshin”…

Por atentati i 1 shtatorit 2018, ndaj biznesmenit krejtesisht te pafajshem Arjan Ferracaku qe ngriti Shkodren me kembe, te madh e te vogel, dhe ngjarja e sotme te markata e peshkut ne Rus, tregojne qarte se viktima te krimit po bien qytetaret e pafajshem….

Nga informacioni paraprak dhe dinamika e ngjarjes duket se ekzekutoret jane vrases me pagese, ndersa urdheruesi dhe truri i ketij atentati eshte duke ndjekur nga ekrani spektalin kriminal qe ka organizuar…

Ngushellime familjeve te viktimave ne Shkoder. Per fat te keq lutja e vetme per shprese i shkon zotit, “mos ki meshire per ata qe skuqin rruget e Shkodres me gjakun e qytetareve te pafajshem”

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *