fbpx

“Zoti i shqiptarëve është i madh”, Rama komenton lajmin e mirë për vendin

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka komentuar lajmin e mirë që Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për të luftuar pandeminë e COVID-19, që ka përfshirë shumë vende të botës dhe ka marrë qindra jetë njerëzish.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama thekson se Zoti i shqiptarëve është i madh.

“🟢 BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19🇪🇺❤️🇦🇱 Zoti i shqiptarëve është i Madh🙏”< shkruan Rama.

Ndërkohë më herët ambasadori Luigi Soreca njoftoi mbi vendimin e BE-së, ndërsa shkruante se kjo ndihmë do të përdorej për pajiset dhe për mbrojtjen sociale.