fbpx

“Zoti të past çu në xhehnet bab”, humb jetën nga Covid-19 doktori i njohur

Doktori i njohur kuksian, Astrit Haziri ka humbur jetën. Raportohet se doktori ishte infektuar me Covid-19  dhe nuk e mundi dot virusin.

“Zoti të past qu në xhehnet bab”, shkruan djali i doktorit të ndjerë Astrit Haziri, ndërsa të shumtë janë mesazhet nga qytetarë dhe njerëz që kanë marrë shërbim dhe e njihnin atë.

“Shoku dhe miku Im Astritit Haziri na merzite shume, virusi I pabese te mori ne pabesi, do ngelesh gjithmone ne mendjet dhe zemrat tona, zoti te falte xhenetin shoku im , Ngushellimet e mia. Familjes dhe te afermeve”, shkruan një mik i Astrit Hazirit.