Zuckerberg i përgjigjet akuzave, s’jep dorëheqjen

zuckerberg-1.jpg

Pasi kaloi pjesën më të madhe të këtij viti duke kërkuar falje për shumë gabime në Facebook, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg u shfaq sfidues në një intervistë me CNN Business.

Zuckerberg përsëriti potencialin e Facebook dhe komentoi rreth kritikave ndaj kompanisë së tij pas një viti të titujve negativë me lajme të rremë, rreth ndërhyrjes së zgjedhjeve dhe shqetësimeve të privatësisë.

Ai bëri të qartë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. “Nuk është ky plani”-tha Zuckerberg për CNN.

Ai doli gjithashtu në mbrojtje të shefes operacionale të Facebookut, Sheryl Sandberg, e cila është kritikuar ashpër për shkak të mënyrës së saj të menaxhimit të krizës së kohëve të fundit të gjigantit teknologjik.

“Sheryl është aset shumë i rëndësishëm i kësaj kompanie, pasi po udhëheq shumë prej përpjekjeve ndaj shumicës së problemeve që kemi pasur dhe kemi. Ka qenë një partnere e rëndësishme për mua në dekadën e fundit. Jam krenar për punën që kemi bërë së bashku dhe shpresoj të punojmë bashkërisht edhe për dekada të tjera”-u shpreh ai.

Intervista pasoi kritikat e përsëritura të Zuckerberg dhe Facebook pas një hetimi të New York Times javën e kaluar sugjeroi se kompania kishte tentuar të injoronte dhe fshihte ndërhyrjen ruse në platformën e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303