Zv.kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka bërë me dije se janë hapur 9 korridore humanitare nga Mariupol drejt Berdyansk, për evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetet e Ukrainës. Po ashtum Zv.kryeministrja thotë se 24 autobusë janë në gatishmëri për transportin e njerëzve.
Sipas BBC Iryna thotë se shpreson që njerëzit që dëshirojnë të largohen nga qyteti mund të arrijnë në Berdyansk aty pranë, ku presin ndihma humanitare si ilaçet.