fbpx

Zv/ministri i Mbrojtjes emërohet në krye të PS së Fierit

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka marrë një tjetër post politik.

Petro Koçit i është besuar drejtimi i degës së Partisë Socialiste në Fier.

Lajmi është bërë i ditur nga deputetja socialiste, Adelina Rista.

“Nga sot, PETRO KOÇI në krye të Partisë Socialiste Fier! Shumë urime dhe suksese!  SUKSESE PS!”, shkruan deputetja.

Ky emërim i Koçit në krye të socialistëve të Fierit vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit.