fbpx

Zv. ministri i Ramës dëshmitar i pamjeve të tmerrshme në Thumanë: Viktimat i vrau…

koci.jpg

Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi me anë të një statusi shkruan se nga ajo që kishte parë nga banesat, ishte se materiali lidhës thuajse nuk ekzistonte e se trarët e travesat ishin tejoksiduar nga lagështira dhe mosha.

“Në gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau tërmeti në bashkëpunim me papërgjegjshmërine njerëzore. Duhet të gjithë t’i vëmë gishtin kokës!,“-shkruan ndër të tjera Koçi.

POSTIMI I PLOTË:

Kam qene ne Thumane qysh ne oret e para te mengjesit te dates 26 Nentor.

Jam deshmitar jo vetem i perpjekjeve vetemohuese te ekipeve tona te shpetim kerkimit, por edhe i pamjes se rrenojave te pallateve te shkermoqura nga termeti.

Deshmoj para kujtdo se tullat silikate ne pirgun vrases ishin te pastra nga cdo grimce ish llaci. Dukej qartazi se materiali lidhes thuajse nuk egzistonte. Copa llaci nuk dukeshin gjekundi. Kishte vetem rere dhe pluhur krahas tullave te cilat dukej sikur sapo kishin dale nga fabrika. Pjeset e derrmuara te trareve dhe transversat ishin tejoksiduar dhe ishin nxire nga lageshtira dhe mosha. Prokuroria ishte aty gjate gjithe kohes. Jam i sigurt se ata i kane marre provat e duhura per te arsyetuar shkaqet e mosrezistences ndaj termetit. Ne gjykimin tim ato viktima fatkeqe i vrau termeti ne bashkepunim me papergjegjshmerine njerezore. Duhet te gjithe ti veme gishtin kokes! Ligjvenes, shtetare, ekzekutive, specialiste, projektues, zbatues, ndertues, mbikqyres, notere, qytetare! Prokurore, gjykates! Te gjithe!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303