Zv.ministri reagon pas deklaratës së Presidencës për ‘shpërndarjen e Parlamentit’

ti.jpg

Fill pas deklaratave të forta nga Zëdhënës i Presidentit se “Parlamentin do e shpërndajë populli” ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e qeverisë.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjet akuzon Presidentin se po synon rrëzimin e rendit kushtetues.

“Është në gjendje të rënduar psikologjike!”, shkruan Koçi.

Reagimi i Koçit ka ardhur pasi, në një postim në rrjet, Zëdhënësi i Presidentit shkruan:

“Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli.

Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303