fbpx

Zv.Ministrja e Brendshme jep lajmin, ja posti i ri që ka marrë, nga sot ajo do jetë….

rom.jpg

Zv.Ministrja e Brendshme Romina Kuko ka njoftuar në rrjetin social Facebook se është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ajo shkruan se është nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të dhënë kontributin në këtë institucion duke pasuar kolegë si Toni Gogu. Ky i fundit, është emëruar prefekt i Qarkut të Tiranës duke zëvendësuar Suzana Jahollarin.

“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, shkruan Kuko në FB.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303