fbpx

Zv. ministrja Rakacolli e qartë: Maskat, kush nuk zbaton ligjin do ndëshkohet

Pas vendimit të Qeverisë për ta bërë të detyrueshëm mbajtjen e maskës, zv. ministrja e Shëndetësisë dhe kryetare e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, e sheh të domosdoshëm aplikimin e penaliteteve për mosmbajtjen e maskës në mjedise publike.

“Vendosja e maskave ka qenë dhe është e detyrueshme në çdo protokoll hapjeje. Në supermakete dhe institucione nuk të lejojnë të hysh pa maskë. Problemi është se duke menduar gjithmonë te ndërgjegjësimi i njerëzve nuk është shoqëruar me penalitete. Për këtë arsye, me këtë rritje numrash dhe me mosrespektimin e këtij rekomandimi, komiteti ka menduar ta propozojë më me forcë këtë lloj mase duke propozuar edhe penalitete. Këto penalitete do të vendosen me akt normativ. Pra maska do të jetë barrierë mbrojtëse, ku përfshihen maskat profesionale dhe jo profesionale. Maskat do të jenë të detyrueshme dhe në momentin që nuk zbatohen do të ketë penalitete,”– tha Rakacolli, në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT.