24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Zv. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA largohet nga detyra në muajin mars

spot_img

Rod Rosenstein, zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, i cili emëroi një këshilltar të posaçëm për të hetuar lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe presidentit Donald Trump, pritet të largohet nga mesi i marsit, tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë.

Rosenstein pritej të largohej menjëherë pasi Prokurori i ri i Përgjithshëm William Barr mori detyrën. Barr u konfirmua nga Senati i SHBA javën e kaluar.

Zyrtari i Drejtësisë tha se largimi i Rosenstein nuk është i lidhur me pretendimet e bëra publike së fundmi se ai mendonte të mbante një përgjues në takimet me Trump dhe se do përdorte amendamentin e 25 të Kushtetutës së SHBA për të hequr presidentin nga detyra.

Rosenstein, zyrtari i 2-të në Departamentin e Drejtësisë, në maj 2017, emëroi Këshilltarin special Robert Mueller për të hetuar lidhjet mes fushatës zgjedhore presidenciale të Trump në 2016 dhe Moskës. Hetimi ende po vazhdon./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat