Zv.rektorja e UT i përgjigjet ultimatumit të pedagogëve

Ultimatumi i pedagogëve Histori-Filologjisë për përmbushjen e pesë kërkesave me kryefjalë ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe mbështetjen e protestës së studentëve dhe bojkoti i disa studentëve të Juridikut është komentuar sot në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 nga zv.rektorja e Universitetit të Tiranës, Gentiana Kera.

Ajo tha se Senati i UT e ka shprehur mbështetjen e studentëve për arsim më të mirë, ndërsa shtoi se: “Ligji nuk mund të shfuqizohet sot për nesër, duhet një kornizë ligjore, ajo që u shpreh në diskutime është se qeveria ka vullnet të plotë për marrjen e masave, për krijimin e një kornize të re ligjore dhe që do bëhet me të gjitha grupet e interesit. Pedagogët e UT kanë pasur mundësi të shprehen edhe me shkrim, për hir të së vërtetës nëse do konsideroheshin të rëndësishme disa pr/ligje në të kaluarën ne nuk do t’i kishim sot disa prej problemeve që kemi”,- sqaroi ajo.

Kujtojmë që pedagogët i kanë lënë afat qeverisë datën 1 shkurt për realizimin e 5 kërkesave të tyre, ndryshme janë gati të bojkotojnë mësimin.

Kërkesat e pedagogëve

1.Mbështetje të protestës së studentëve
2.Shprehjen kundër Ligjit për Arsimin e lartë
3.Anulimin e menjëhershëm të VKM-ve të datës 26 dhjetor
4.Kërkojmë rritjen e buxhetit për arsimin publik
5.Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve