fbpx

Zvicerania sulmon Loredanën : Nuk ka para për shpenzime ligjore..

lori-3-e1561543493818.png

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, është kthyer në personazhin më të komentuar, jo vetëm nga mediat shqiptare por edhe ato zvicerane.

Vetëm disa ditë më parë u përhap lajmi se të gjitha llogaritë bankare të reperes ishin bllokuar nga  prokuroria për shkak se kishin dyshime në lidhje me pasurinë e saj.

Së fundi si për ironi, menjëherë pas këtij lajmi Mozzik ndau me ndjekësit e tij makinën më të re që i kishte shtuar koleksionit të tij. Në lidhje me këtë ka reaguar Petra, zonja që e denoncoi për mashtrim dhe zhvatje parash.

Petra Z. iu referua kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror si shenjë mungese parash, duke u shprehur:

“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por mesa duket paska sa të duash për një Mercedes Benz të ri. Tani ata kanë tri makina, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po më shkatërron.” /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303