fbpx

Zvicra hap shtëpitë publike, me maska e doreza lejohen vetëm “pozicione të sigurta”

Zvicra i ka dhënë dritën jeshile hapjes së shtëpive publike prej javës që vjen, me disa rregulla strikte mes të cilave mbajtje distance mes fytyrave “një parakrah larg njëra-tjetrës” gjatë seksit.

Në rregulloren e çuditshme përcaktohen gjithashtu në detaje pozicionet e lejuara, por ndalohen praktikat seksuale me më shumë se dy persona.

Rregulli i anonimatit për klientët është hequr pasi të dhënat personale nevojiten për gjurmimet në raste infektimi me koronavirus.

Prostitucioni ka qenë i ligjshëm në Zvicër që prej vitit 1942.

Grupimi kryesor i kësaj industrie ProKoRe, ka lobuar prej kohësh me qeverinë për rinisjen e profesionit më të vjetër në botë.

Rregullat janë hartuar në mënyrë të tillë që maskat të mbahen nëse është e mundur, si dhe kerkohet rritje e higjenës me larjen e çarçafëve për çdo klient.

Ministria suedeze e shëndetësisë ka listuar ato që quan “biznese erotike” mes atyre që mund të nisin aktivitetin prej 6 qershorit.

Në një letër për qeverinë, grupi ProKoRe rekomandonte si rregulla:

  1. Gjatë seksit duhet të përdoren pozicione në të cilat transmetimi i pilave është më i vogël

2. Nuk do të ketë shërbime me kontakt fytyre

3. Mes dy njerëzve duhet të ketë distancë të fytyrave të paktën një parakrah

4.  Nuk do të ofrohen shërbime që përfshijnë më shumë se dy njerëz

5. Mbulimi i hundës e gojës është i rekomanduar, ndërsa praktikat anale do të kryhen me doreza

6. Klienti dhe punonjësi i seksit rekomandohet të bëjnë dush para dhe pas takimit

Deri më sot, Zvicra ka regjistruar 30,796 raste koronavirusi dhe 1,655 vdekje, sipas shifrave qeveritare.