Zvicra prodhon çokollatën më të shtrenjtë në botë

Zvicra është e njohur për çokollatën dhe çmimet e larta dhe tani mund të pretendojë se është zyrtarisht shtëpia për çokollatën më të shtrenjtë në botë.

Zvicra tani krenohet edhe me çokollatën më të shtrenjtë.

‘Attimo’ po thyen të gjitha rekordet kur bëhet fjalë për koston e çokollatës: ajo kushton 640 franga për 80 gram.

Krijuar nga Alain Mettler në Kriens (LU), ajo është bërë nga çokollata Grand Cru me një përmbajtje 68% kakao, një majë shafrani, pak portokall dhe biskotë të freskët.

Bëhet e ditur se kakaoja vjen nga fshati i vogël Chuao, Venezuela, ku është kultivuar për 400 vjet.

Duke pasur parasysh çmimin e tij të lartë, “Attimo” tani renditet në Librin e Rekordeve Guinness si “çokollatën më të shtrenjtë në botë”.

Nëse dëshironi ta shijoni, do t’ju duhet të kurseni.