fbpx

Sot lufton për jetën, Shteti e ‘mëshiron’ me 20 mijë lekë

besnik.jpg

Artisti shkodran Besnik Çinari ia ka dedikuar tërë jetën humorit.

Këto katër net pasi bëri publikun shkodran të qesh gjëndja e tij shëndetësore është rëndëuar dhe ka pësuar infarkt.

Ngjarja ka ndodhur pas shfaqjes “Humor me shkollë të mesme” në Teatrin “Migjeni”, të cilës aktori i kishte realizuar dhe regjinë.

Aktorja Zyliha Miloti, e cila ka luajtur bashkë me të në këtë shfaqje në një bisedë telefonike për “ReportTv” u shpreh se:

“Ka qenë i lodhur pas shfaqjes së fundit, por nuk na i mori mendja. Menduam se e kishte nga shfaqja. Ka thënë që më dhembë koka prej tre ditësh. Por, pasdreke dje i ka ndodhur, ndërsa shfaqjen e katërt e bëmë parmbrëmë. Shyqyr që nuk i ndodhi në skenë. I ka ndodhur duke pirë një kafe me shokët, pati një shqetësim frymëmarrje edhe prej asaj e sollën në shpi, në urgjencë, e më pas e sollën në Tiranë. I kanë vendosur një unazë dhe i kanë pastruar koronaren në anën tjetër, por nuk është në gjendje, se duhet që t’i bëjnë dhe një ndërhyrje tjetër”.

Artisti Besnik Çinari mban titullin “Mjeshtëri i madh”, por për kontributin që ai jep vlerësohet vetëm me 20 mijë lekë

“Është fatkeqësi se është i vetmi aktor që ka ndenjur në Shkodër. Është aktor dhe njeri i mirë. U lodh, u lodh shumë. E mira do të kishte qenë, që ta çonin me helikopter, jo me makinë për gati dy orë. Është personalitet. Është artist i madh i Shkodrës, ai ka mbetur i vetëm. Me një pagesë shumë të vogël, një gjendje që është turp i madh. Është mjeshtër i madh, me titull me një rrogë rreth 200 mijë lekë. Këto punë kështu kanë shkuar”, thotë ajo.

Aktualisht aktori nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdon që të qëndrojë i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *