fbpx

Zyrtare, Albian Ajeti transferohet në…

ajeti.jpg

Sulmuesi i Baselit me prejardhje kosovare, Albian Ajeti, do ta vazhdojë karrierën e tij në Premierligë, pasi që sot u konfirmua se ka arritur marrëveshje me West Ham Unitedin. Ajeti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për dy vjet të tjera.

Paraqitjet mbresëlënëse me Baselin gjatë sezonit të kaluar i kanë sjellë lajme të mira Ajetit. Tani ai e ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke e vazhduar karrierën në njërën ndër tri ligat më të famshme të futbollit në botë, Premierligë.

Shuma për të cilën u transferua Ajeti besohet se është 7.5 deri në 8.6 milionë euro. Ai shihet si opsion i dytë fillimisht, mirëpo mund t’u bëjë konkurrencë edhe lojtarëve të rregullt në formacionin e parë.

Gjatë sezonit të kaluar, Ajeti i bëri gjithsej 43 paraqitje me Baselin në të gjitha garat, në të cilat kontribuoi me 21 gola dhe 11 asiste.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303